RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, Nuredin Lushtakut dhe dy të tjerëve

i-vazhdohet-paraburgimi-edhe-per-dy-muaj,-nuredin-lushtakut-dhe-dy-te-tjereve

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku dhe dy të tjerëve.

Kështu tha për Telegrafin zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nusret Hoxha.

“Seanca është mbajtur dje, paraburgimi u është vazhduar edhe për dy muaj”, tha Hoxha.

Ndryshe, më 4 korrik, Gjykata Themelore në Mitrovicë ua kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Lushtakut dhe dy familjarëve të tij.

Të njëjtit dyshohen për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë e për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik në Skenderaj, ku dy policë u plagosën pas një përleshjeje me disa persona, ku të përfshirë dyshohet se janë Lushtaku dhe familjarët e tij.

Sipas, prokurores së rastit, Fetije Bajrami, e gjithë ngjarja ka nisur pasi që djalit të ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy zyrtarë policorë ia kishin shqiptuar një gjobë për shkelje trafiku.

Ai pastaj e kishte thirrur babanë, e i cili kishte shkuar me dy vëllezërit e tij dhe kishin sulmuar dy zyrtarët policorë, Enver Berishën dhe Mërgim Gecin, pas një përleshjeje verbale që kishin pasur.

Related posts

A mund të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në Kosovë?

admin

Grupi irakian i mbështetur nga Irani thotë se ka sulmuar “objektiva jetike” në Izrael

RTI

Erdoğan: Ambasada turke nuk është larguar nga Sudani pavarësisht ngjarjeve

admin