RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IHR: Rritet në 476 numri i të vdekurve nga protestat në Iran

ihr:-rritet-ne-476-numri-i-te-vdekurve-nga-protestat-ne-iran

Numri i të vdekurve nga protestat mbarëkombëtare në Iran pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim policor është rritur në 476, sipas grupit të të drejtave të njeriut në Norvegji, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Iran Human Rights (IHR), një organizatë me bazë në Norvegji, thuhet se numri përfshinte 34 gra dhe 64 të mitur nën moshën 18-vjeçare.

Numri më i lartë u regjistrua në provincën Sistan dhe Baluchistan me 130 vdekje, 55 në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor dhe 52 në Teheran, sipas IHR.

Irani ka qenë skenë e protestave gjithëpërfshirëse në muajt e fundit të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, që vdiq në paraburgimin e policisë morale të vendit në mes të shtatorit.

Autoritetet e Iranit thonë se të paktën 200 njerëz janë vrarë në protesta.

Që nga shpërthimi i protestave, midis Iranit dhe Perëndimit janë rritur tensionet pasi vendet perëndimore vendosën një sërë sanksionesh të lidhura me të drejtat e njeriut për “shtypje dhe goditje kundër protestuesve antiqeveritare”.

Teherani i ka akuzuar këto vende për “ngjalljen e trazirave” në vend në muajt e fundit.

Related posts

Këshilli i Evropës diskuton sot për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Vrasje në tentativë në Prishtinë

admin

“Partneritetet dhe koalicionet janë jetike për mbrojtjen e vendit”, analiza: Sa e sigurt është Kosova mes trazirave globale

admin