RTV AHIRETI
Lajme

Inspektoriati mbyll mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate për pesë ditë

inspektoriati-mbyll-mbi-30-qendra-masazhi-dhe-lokale-me-muzike-nate-per-pese-dite

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se janë mbyllur mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate.

Respektivisht, Inspektoriati Qendror I Mbikqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimi në  qendra masazhi dhe lokale ku ofrohet argëtimi përmes muzikës së natës.

Po ashtu, gjatë inspektimit 90 operatorëve ekonomikë i janë shqiptuar 50 gjoba.

Aksioni u zhvillua nga 3 deri më 8 qershor.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi”, thuhet në njoftim.

The post Inspektoriati mbyll mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate për pesë ditë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SHBA, fjalimi i presidentit Biden u ndërpre nga protesta pro-Palestinës

admin6

Varhelyi: Mirëpres propozimin e KE-së për zgjerimin e BE-së deri në 2030

admin

“Gaza po përballet me krizën e urisë”, von der Leyen: Armëpushimi është i nevojshëm

rezart morina