RTV AHIRETI
ArtikujFejaLajmeRajon dhe Botë

Inxhinieri nga Shkupi lanson aplikacionin e parë që përkthen Kuranin fjalë për fjalë në shqip

inxhinieri-nga-shkupi-lanson-aplikacionin-e-pare-qe-perkthen-kuranin-fjale-per-fjale-ne-shqip

Metin Ferati, inxhinier softuerik nga Shkupi, së bashku me ekipin e tij ka lansuar aplikacionin “Kurani Shqip,” i cili ofron Kur’anin e plotë me përkthim fjalë për fjalë në gjuhën shqipe.

Aplikacioni mundëson leximin e Kur’anit ashtu si në Mus’haf, me mundësi që përdoruesi të klikojë çdo fjalë dhe të shikojë kuptimin e saj në shqip.

Përkthimi fjalë për fjalë është punuar nga Ustadhi Jahja Hondozi, ndërsa aplikacioni ofron edhe dy përkthime të plota ajet për ajet nga Hasan Nahi dhe Jahja Hondozi.

Ndër veçoritë tjera, përdoruesit mund të ruajnë fjalët dhe ajetet e preferuara, të navigojnë lehtë mes 114 sureve, dhe të vazhdojnë leximin aty ku e kanë lanë.

“Qëllimi ka qenë me e kuptu çka po lexojmë dhe me qenë sa ma lehtë i përdorshëm për të gjithë,” thotë Ferati.

Aplikacioni është komplet falas, pa reklama dhe pa nevojë për regjistrim. Momentalisht është i disponueshëm për iPhone përmes App Store, ndërsa versioni për Android pritet së shpejti.

Më tepër informacione mund të gjenden në faqen metinferati.com/kurani-shqip.

Shkarkoni në iPhone: https://apps.apple.com/us/app/kurani-shqip-fjal%C3%AB-p%C3%ABr-fjal%C3%AB/id6757887126

Android vjen së shpejti, rregjistrohuni këtu për me u njoftu: https://forms.gle/MydREwkoVvwETvaA7

Related posts

Franca: Turqia po bën përparim mbresëlënës në eksportet e produkteve të mbrojtjes

admin

Takim Erdogan-Niinisto për anëtarësimin në NATO të Finlandës

admin

Sulmi ku u vranë 4 persona, autoritetet amerikane ofrojnë 50 mijë dollarë shpërblim kush jep informacion për kapjen e autorëve

admin