RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IPK: Gjatë vitit 2022 ishin 107 arrestime të zyrtarëve policorë dhe 157 suspendime

ipk:-gjate-vitit-2022-ishin-107-arrestime-te-zyrtareve-policore-dhe-157-suspendime

Inspektorati Policor i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1660 ankesa dhe informata, me ç’rast, ka potencuar se në krahasim me vitin e kaluar, ka rënie të lehtë të numrit të ankuesve (vitin e kaluar IPK ka trajtuar 2013 ankesa).
Prej tyre, sipas IPK-së, 1075 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellur për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 575 nga to janë përcjellur në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale, katra janë identifikuar si incidente të profilit të lartë dhe pesë nga to, janë përcjellur në Departamentin e Inspektimeve.

Bazuar në të dhënat nga evidencat zyrtare, IPK ka potencuar se gjatë vitit 2022, subjekti hetimit nga IPK kanë qenë gjithsej 274 punonjës policorë, të cilët janë hetuar me dyshimin se kanë kryer vepra penale.

“Gjatë vitit 2022, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime:

• 115 arrestime (107 zyrtarë policorë dhe 8 qytetarë të dyshuar);

• 157 rekomandime për suspendim;

• 5 rekomandime për transfere.

• Në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 64 Kallëzime Penale, 28 Raporte të Veçanta dhe 9 Raporte Informuese.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Përgjatë këtij viti, siç ka potencuar Inspektorati Policor, janë realizuar 12 inspektime, prej të cilave pesë të rregullta dhe gjashtë të jashtëzakonshme dhe ka dhënë gjithsej 54 rekomandime për të përmirësuar performancën në fushat e inspektuara:

a. Administrimi i parave të imëta në Policinë e Kosovës (I rregullt),

b. Administrimi i patentë shoferëve të konfiskuar (I rregullt),

c. Vlerësimi i ligjshmërisë lidhur me sistemimin e zyrtarëve policor nga Stacioni Policor i Skenderajt (I jashtëzakonshëm),

d. Pajisjet policore në funksion të aktiviteteve operative dhe administrative (I jashtëzakonshëm),

e.Vlerësimi i menaxhimit të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt (I jashtëzakonshëm),

f. Menaxhimi i procedurave të arrestimit dhe ndalimit (I rregullt),

g. Menaxhimi i thirrjeve dhe reagimit policor (I rregullt),

h.Vlerësimi i kushteve të punës në njësitë e specializuara në Kampin Belvederë në Mitrovicë (I jashtëzakonshëm),

i. Vlerësimi i veprimeve policore në trajtimin e rastit të dhunës në familje H.M (I jashtëzakonshëm),

j.Vlerësimi i masave të sigurisë në objektet me rëndësi të veçantë (I jashtëzakonshëm),

k. Menaxhimi i prokurimit dhe kontratave (I rregullt),

l.Vlerësimi i trajtimit të rasteve nga njësitë hetimore policore, të iniciuara nga Administrata Tatimore e Kosovës (I jashtëzakonshëm).

“IPK ka realizuar edhe disa takime me qytetarë që kishin për synim diskutimet e hapura me qytetarët për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, procedura disiplinore dhe ecuria e saj dhe rëndësinë e integritetit policor. Zhvillimi i marrëdhënieve me publikun dhe fuqizimi i bashkëpunimit me organizatat vendore dhe ndërkombëtare është i rëndësisë së veçantë për IPK-në dhe në kuadër të kësaj ka pasur disa aktivitete të realizuara nga Inspektorati Policor i Kosovës.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Gjatë vitit 2022, në kuadër të angazhimeve për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të IPK-së, me përkrahjen edhe të partnerëve ndërkombëtarë si ICITAP, OSBE etj, sipas IPK-së, janë organizuar dhe mbajtur 25 trajnime për punonjësit operativ dhe 20 për stafin administrativ.

Related posts

Borrell: Putini paraqet rrezik më të madh për Evropën nëse dobësohet

admin

24 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

rezart morina

Kryeministri spanjoll premton mbështetje të plotë për procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE

admin