RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani dhe Bahreini pas 8 vitesh vendosin të nisin bisedimet për të normalizuar marrëdhëniet diplomatike

irani-dhe-bahreini-pas-8-vitesh-vendosin-te-nisin-bisedimet-per-te-normalizuar-marredheniet-diplomatike

Irani dhe Bahreini pas 8 vitesh vendosën të nisin bisedimet dypalëshe për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, transmeton Anadolu.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit Ali Bagheri dhe kryediplomati i Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al-Zayani u takuan në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit, u theksua se dy ministrat kanë rënë dakord për nisjen e bisedimeve dyaplëshe për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike të ndërprera 8 vite më parë mes Teheranit dhe Manamasë.

Ministri i jashtëm i Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al-Zayani mbërriti në Teheran për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik.

– Marrëdhëniet Bahrein-Iran

Pas ekzekutimit të 47 personave, përfshirë edhe klerikun shiit Nimr al-Nimr, me akuzën e “terrorizmit” në Arabinë Saudite më 2 janar 2016, ambasada e këtij vendi në Teheran dhe konsullata në Mashhad u dogjën nga protestuesit në Iran. Pas ngjarjeve, marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u ndërprenë.

Shumica e vendeve të Gjirit dhe ato arabe, mbështetën vendimin e Riadit ndërsa edhe Bahreini në janar 2016 njoftoi se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Pasi Arabia Saudite rifilloi pas një ndërprerjeje 7-vjeçare marrëdhëniet me Iranin nën ndërmjetësimin e Kinës më 10 mars 2023, Bahreini njoftoi se e mirëpriti këtë.

Related posts

Fëmijët në Idlib të Sirisë mbajnë Kupën e tyre Botërore – VIDEO

admin

SHBA përcakton grupin Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare

admin

200 000 rusë vërshojnë drejt ish-republikës sovjetike

admin