RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-polici vrau 34 persona në një kopsht fëmijësh në Tajlandë

ish-polici-vrau-34-persona-ne-nje-kopsht-femijesh-ne-tajlande

Një ish-polic, ka qëlluar në masë në një kopsht fëmijësh në Tajlandë, më 6 tetor dhe ka vrarë 34 persona. Më pas, siç raportuan mediat lokale, sulmuesi i armatosur kreu vetëvrasje.

Në mesin e viktimave janë 22 fëmijë, ka thënë policia në një njoftim.

Të shtënat në masë janë të rralla në Tajlandë, ndonëse shkalla e posedimit të armëve është e lartë në krahasim me disa vende të tjera të rajonit dhe armët ilegale janë të zakonshme.

Dy vjet më parë, një ushtar i zemëruar, për shkak të një kontesti rreth një marrëveshjeje pronësie, në katër lokacione vrau të paktën 29 persona dhe plagosi 57 duke qëlluar armë zjarri.

Related posts

Të enjten në OKB mbahet seancë për Kosovën, e thirrur nga Serbia

admin

Kryediplomati danez kërkon falje për sulmet ndaj Kuranit

rezart morina

Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij rus Putin

rezart morina