Zjarre të shumta pyjore kanë shpërthyer në të gjithë Sicilinë, ishullin jugor të Italisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe evakuimin e popullsisë, raporton Anadolu.
Zjarret në zonën midis Trapanit dhe Palermos në pjesën perëndimore të Sicilisë vazhduan gjatë gjithë natës. Në qytetin bregdetar Trappeto, flakët përfshinë edhe shtëpitë ndërsa popullsia u evakuua.
Javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë e Italisë shpalli alarmin e kuq për 17 qytete për shkak të valës së të nxehtit.
Italianët janë këshilluar të qëndrojnë brenda në mes të orës 10:00 dhe 18:00 sipas kohës lokale.
Kjo është vala e tretë e madhe e të nxehtit në Itali që nga mesi i korrikut.