Shefi ekzekutiv (CEO) i NSO Group në Izrael, Shalev Hulio, i cili zhvilloi “spyware” të quajtur “Pegasus” dha dorëheqjen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e gazetës izraelite “The Times of Israel” thuhet se, “NSO Group njoftoi se CEO i kompanisë Shalev Hulio ka dhënë dorëheqjen dhe drejtori i operacioneve të kompanisë Yaron Shohat do të marrë përkohësisht detyrën e Hulios”.
Në lajm gjithashtu thuhet se një zyrtar i paidentifikuar i kompanisë deklaroi se NSO Group ka hyrë në procesin e ristrukturimit dhe në këtë kuadër do të shkarkohen 100 punonjës, që përkon me 13 për qindëshin e punonjësve të kompanisë.
Në lajmin e faqes “Walla” të Izraelit më 25 janar, u njoftua se edhe Asher Levy, CEO i mëparshëm i kompanisë para Hulios ka dhënë dorëheqje.
“Spyware Pegasus”
Është zbuluar se softueri spiun “Pegasus”, i zhvilluar nga kompania izraelite e sigurisë kibernetike NSO Group, përdoret në të gjithë botën për aktivitete spiunazhi, si dëgjimi i bisedave telefonike, regjistrimi i zërave, gjurmimi i postës elektronike dhe marrja e fotografive nga telefonat pa dijeninë e përdoruesve.
Në lajmet e gazetës izraelite “Haaretz”, thuhet se shumë njerëz në Azerbajxhan, El Salvador, Francë, Britani Poloni, Hungari, Indi, Kazakistan, Ruandë, Marok, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Palestinë dhe Jordani janë monitoruar me “Pegasus”. /aa