Ushtria izraelite vazhdon të dërgojë intensivisht tanke dhe mjete të blinduara në kufirin e Gazës, raporton Anadolu.
Ushtria izraelite, e cila ka bombarduar Rripin e Gazës së bllokuar, që nga e shtuna e 7 tetorit po grumbullohet në kufi.
Ekipi i Anadolu-t filmoi dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara që po dërgoheshin në rajonin kufitar.
Nga ana tjetër, vazhdojnë të lëshohen raketa nga Gaza në përgjigje të sulmeve izraelite.