RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia siguron 3.7 milionë dollarë ndihmë për refugjatët e Arakanit në Bangladesh

japonia-siguron-3.7-milione-dollare-ndihme-per-refugjatet-e-arakanit-ne-bangladesh

Japonia do të sigurojë në fond prej 3.7 milionë dollarësh për mbështetjen shëndetësore të refugjatëve (Rohingya) muslimanë të Arakanit në Bangladesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Japonia dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) nënshkruan marrëveshje për sigurimin e ndihmës humanitare prej 3.7 milionë dollarësh për muslimanët e Arakanit në Bangladesh.

Nga ndihmat, krahas qytetarëve të Arakanit në ishullin Bhasan Char do të përfitojë edhe popullata lokale e vendit në rajonin Noakhali.

Sipas mediave të Bangladeshit, ndihma në fjalë do të përdoret për të përmirësuar mundësitë e qasjes së grave dhe vajzave në shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues.

Përfaqësuesja e UNFPA-së, Kristine Blokhus tha se kanë falënderuar qeverinë japoneze për punimet inkurajuese drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore.

Ambasadori i Japonisë në Dhaka, Ito Naoki vuri në dukje se ndihma në rajon është shumë e kufizuar. “Duhet të vazhdohet të sigurohen fonde në mënyrë që refugjatët të jetojnë më mirë”, tha ai.

Ishulli Bhasan Char në të cilin refugjatët muslimanë të Arakanit janë transferuar nga Cox’s Bazar, ndodhet në një distancë prej 50 kilometrash nga bregu jugperëndimor i Bangladeshit.

– Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Në vitin 2012, në rajonin e Arakanit në Mianmar shpërthyen konflikte mes budistëve dhe muslimanëve, ku në ngjarje mijëra njerëz, kryesisht muslimanë u masakruan, ndërsa u dogjën qindra shtëpi dhe biznese.

Ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë filluan veprimet e dhunës masive duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme më 25 gusht 2017 ndaj stacioneve kufitare në rajonin e Arakanit në Mianmar.

Sipas OKB-së, që nga gushti i vitit 2017 e deri tani, ka tejkaluar 900 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore që kanë publikuar treguan se qindra fshatra janë shkatërruar.

Agjencitë e OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e cilësojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid” dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit.

Related posts

EMRI/ Sulm me thikë ndaj politikanit të ekstremit të djathtë në Gjermani, ja si paraqitet gjendja e tij  

admin

Tensionet në Libi/ OKB: Shmangni veprimet që mund të destabilizojnë situatën

RTI

Sulmi terrorist në Rusi, ish-ambasador: Putini po humb kredibilitetin pas asaj që ndodhi në koncertin e Moskës

admin