RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Junts” e çon javën e ardhshme për votim në Kongres nismën për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur

“junts”-e-con-javen-e-ardhshme-per-votim-ne-kongres-nismen-per-njohjen-e-kosoves-si-shtet-te-pavarur

Grupi Parlamentar “Junts” planifikon ta vendos në votim javën e ardhshme në seancën plenare të Kongresit, propozimin me të cilin kërkon që Qeveria e Spanjës ta njohë Kosovën si shtet sovran.

Siç shkruan “Europa Press”, nisma, e cila do të debatohet të martën e ardhshme, argumenton se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, e cili njihet si shtet i pavarur nga 104 vende, përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

Duke iu përgjigjur arsyetimeve të pesë shteteve të BE-së që s’e njohin ende pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe Spanja, “Junts” ka kujtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) vendosi në korrik 2010 se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare” dhe se nuk ka asnjë rregull që e pengon atë të vazhdojë si e tillë.

“Refuzimi i Spanjës për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe ky është një faktor destabilizimi i zonës në një kontekst të karakterizuar nga lufta në Ukrainë që kjo pjesë e Evropës po e përjeton me ankth të veçantë”, thonë nga “Junts” në memorandumin shpjegues.

Sipas mendimit të kësaj partie, “nuk është e pranueshme që shteti spanjoll ndan të njëjtën strategji si Rusia, Kina apo Bjellorusia për refuzimin e njohjes së Kosovës”, veçanërisht kur, sipas nismës, në të cilën “Europa Press” kishte qasje, “Spanja tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën” dhe që nga janari i kaluar “Qeveria është detyruar të njohë pasaportat kosovare pasi Kosova i është bashkuar regjimit të përjashtimit të vizave për qëndrim të shkurtër në zonën Schengen”.

Për të gjitha këto arsye, “Junts” konsideron se “në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet dhe populli i Kosovës në mbrojtje të së drejtës së tyre për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi i tij dhe duhet të vazhdojë me njohjen e menjëhershme të Republikën e Kosovës”.

Në këtë kuptim, teksti i paraqitur thjesht propozon që Kongresi duhet të nxisë “Qeverinë ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”.

Më 28 maj, Spanja, bashkë me Norvegjinë dhe Irlandën, vendosën të njohin shtetin palestinez.

Kjo riktheu në vëmendje çështjen që Spanja ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Kosovën.

Mirëpo, në një përgjigje të MPJ-së spanjolle për mediat vendore, në atë kohë u tha se “situata e Kosovës ndryshon krejtësisht me atë të shtetit palestinez”.

Related posts

Shtëpia e Bardhë bën thirrje për hetim për sulmin ndaj palestinezëve që prisnin ndihmën humanitare

admin

KGjK ia ofron mbi 61 mijë euro dëmshpërblim Naser Pajazitajt, ky i fundit refuzon pasi kërkoi mbi 1 milion

rezart morina

BE e vendosur për të pezulluar marrëveshjen e vizave me Rusinë

admin