RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Kahramanmaraş, “qyteti i tendave” i ngritur nga forcat komando strehon 3.200 të prekur nga tërmeti

kahramanmaras,-“qyteti-i-tendave”-i-ngritur-nga-forcat-komando-strehon-3.200-te-prekur-nga-termeti

Në “qytetin e tendave” që u ngrit në qytetin e prekur nga tërmetet në Kahramanmaraş, nga Komanda e Brigadës së 7-të Komando në Sakarya përmbushen të gjitha nevojat e të prekurve nga tërmeti, raporton Anadolu.

“Qyteti tendë” u ngrit në katër hapësira në stadiumin “Vali Saim Çotur” në zonën Onikişubat nga Komanda e Brigadës së 7-të Komando në Sakarya.

Forcat komando përgatitën për një kohë të shkurtër 510 tendat e siguruara nga AFAD dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe i ofroi ato në shërbim të qytetarëve. Brenda “qytetit të tendave” ka market, spital fushor, dyqan veshjesh, faltore, bibliotekë dhe aktualisht strehohen 3.200 të prekur nga tërmeti.

Ushtarët që kanë ngritur edhe kuzhinë që përdoret në të gjitha kushte dhe për të plotësuar nevojat për ushqim të ushtarëve, ofron në ditë dy vakte të ngrohta ushqimi. Komandot gjithashtu koordinojnë shpërndarjen e rregullt të produkteve të ndihmës që vijnë në “qytetin tendë” dhe përmbushin të gjithë nevojat e të prekurve nga tërmeti.

Këto ushtarë ndër të tjera garantojë sigurinë e “qytetit tendë” si dhe interesohen nga afër me fëmijët dhe të rinjtë. Forcat komando kalojnë kohën me fëmijët që luajnë në parkun brenda “qytetit tendë”, luajnë me ta volejboll si dhe ndihmojnë që fëmijët të largohen nga efekti i tërmetit përmes aktiviteteve të ndryshme.

– “Ushtarët dhe policët tanë po bëjnë më të mundurën e tyre”

Elif Eğceoğlu, një nga banoret e “qytetit tendë” tha për AA se bashkë me vajzën e saj qëndron në tendë prej 10 ditësh pasi shtëpia e tyre është dëmtuar në tërmete.

“Gjatë tërmetit menduam se erdhi fundi i botës. Është një gjë që nuk mund të shpjegohet. Me të vërtetë ishte një gjë shumë e keqe. Ka frikë, dhimbje, çdo gjë. Menduam se tashmë ‘përfundoi çdo gjë‘, por falënderojmë Zotin që jemi gjallë. Allahu i ndihmoftë të gjithë. Shpresoj se do të rimëkëmbemi, do të ngrihemi në një kohë të shpejtë”, tha Eğceoğlu.

Ajo shpjegoi se në “qytetin tendë” u plotësohen të gjitha nevojat dhe se nuk kanë asnjë mangësi. “Ushtarët dhe policët tanë po bëjnë më të mundurën e tyre. Allahu i bekoftë ushtarët tanë. Falënderimet tona janë të pamjaftueshme. Falë tyre ne jetojmë këtu në mënyrë të sigurt. Shpreh falënderimet ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar”, tha Eğceoğlu.

 “Allahu e bekoftë shtetin dhe ushtarët tanë”

Ndërsa 35-vjeçari Ahmet Kalaycı i cili qëndron në tendë bashkë me familjen e tij tha se në tërmet ka humbur të afërmit e tij.

“Allahu e bekoftë shtetin dhe ushtarët tanë. Po interesohen, ndihmat po jepen në mënyrë të mirë. Përpiqen të zgjidhin çdo problem. Ushtarët tanë kanë qëndruar gjithmonë pranë popullit turk dhe ashtu do të vazhdojnë të qëndrojë. Që në momentet e para kanë qenë pranë nesh. Allahu na ruajtë nga mungesa e tyre”.

Related posts

Ndihmoi trafikimin e drogës për në SHBA, ish-presidenti i këtij vendi dënohet me 45 vite burg! Gjykatësi: Politikan me dy fytyra

admin

Raporti i OKB: Refugjatët dhe migrantët rrezikojnë jetën përmes rrugëve të rrezikshme nga Afrika për në Evropë

admin

Afrika e Jugut: Rasti i gje’noc’idit në GJND kundër Iz’raelit “do të vazhdojë”

RTI