RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kanella ka një efekt që nuk e prisnit në shëndetin e trurit

kanella-ka-nje-efekt-qe-nuk-e-prisnit-ne-shendetin-e-trurit

Petulla, biskota të sapopjekura dhe receta të tjera mund të marrin tjetër shije nëse i shtoni pak kanellë. Gjatë gjithë historisë, kanella jo vetëm që është përdorur si një erëz e ëmbë, por njëherësh është vlerësuar për vetitë kuruese.

Kanella ndihmon në shëndetin e aparatit tretës, ndërsa më shumë përfitime mund të kenë personat me diabet. Për më tepër, kanella mund të ketë efekt edhe në trurin tonë, veçanërisht kur bëhet fjalë për parandalimin e Alzheimerit.

Në një studim të botuar në Journal of Alzheimer’s Disease, thuhet se kanella përmban dy përbërës kyç që ndihmojnë në mbrojtjen kundër formimit të asaj që mund të konsiderohet si “nyje” në qelizat tona të trurit.

Pavarësisht efekteve të kanellës, ekspertët sugjerojnë që të mos konsumohet më shumë se sasia mesatare me të cilën një person gatuan normalisht. Konsumimi i tepërt i kanellës mund të rrisë potencialisht rrezikun e reaksioneve alergjike, dëmtimit të mëlçisë etj.

Related posts

Një studim i ri sjell shpresë për rikthimin potencial të shikimit te pacientët

rezart morina

Këto janë ushqimet më të mira që mund të konsumoni gjatë nëntorit

admin

7 raste me grip të shpezëve dhe 1 me Covid19 po trajtohen në Infektivë

admin6