Është rritur në 264 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të “kultit të urisë” që është shfaqur në muajin prill në Kenia, transmeton Anadolu.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se në punimet e kryera në një sipërfaqe prej qindra dynymësh janë nxjerrë nga toka javën e kaluar trupat e 6 persona të tjerë dhe se numri i të vdekurve ka arritur në 264.
Në kuadër të hetimit të zhvilluar me “kultin e urisë” që është shfaqur në muajin prill në Kenia janë në kërkim 613 persona të zhdukur. Që nga fillimi i operacionit e deri më tani janë kryer 45 arrestime kundër kultit ndërsa 95 persona janë shpëtuar të gjallë nga pylli.
Më tej bëhet e ditur se është shtyrë për një datë tjetër gjykimi ndaj pastorit të Kishës “Good News International”, Paul Mackenzie Nthenge i cili mashtroi ndjekësit e kishës së tij me premtimin se do të takohen me Profetin Isa (Jezusin) nëse qëndrojnë të uritur.
Mackenzie i cili gjykohet në masën e arrestit, pretendohet se ka filluar në burg agjërimin e vdekjes me kërkesën për gjykim të drejtë. Në autopsinë e kryer për trupat e të vdekurve, është konstatuar se disa persona, kryesisht fëmijë kanë humbur jetën me arsyen se nuk kanë mundur të marrin frymë.
Pas skandalit të zbuluar, policia e Kenias ndërmori operacion ndaj shumë kulteve dhe grupeve.