RTV AHIRETI
Lajme

Këshilli i Sigurimit të OKB, Guterres: Lindja e Mesme në prag të konfliktit, rreziku është real!

keshilli-i-sigurimit-te-okb,-guterres:-lindja-e-mesme-ne-prag-te-konfliktit,-rreziku-eshte-real!

Këshilli i Sigurimit të OKB, është mbledhur me kërkesë të Izraelit, pas sulmeve të Iranit kundër Izraelit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në hapje të seancës u shpreh: “Lindja e Mesme është në prag të konfliktit. Populli i rajonit po përballet me një rrezik real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë. Tani është koha për të qetësuar dhe de-përshkallëzuar. Tani është koha për përmbajtje maksimale”, ka thënë Guterres.

Guterres u kujtoi anëtarëve se “karta e Kombeve të Bashkuara ndalon përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se sulmet në ambientet diplomatike nuk lejohen.

“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të punuar për paqen,” deklaroi Guterres.

Ndërkohë Franca ka zbuluar se ishte e përfshirë në mbrojtjen ajrore të natës së sulmeve pasi Irani sulmoi me rreth 300 raketa dhe drone në Izrael.

“Ne morëm përgjegjësitë tona…ne kryem misione përgjimi,” tha ministri i jashtëm Stephane Sejourne për kanalin televiziv France 2, pa dhënë detaje. /abcnews

The post Këshilli i Sigurimit të OKB, Guterres: Lindja e Mesme në prag të konfliktit, rreziku është real! first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Turqia shpreson të arrijë sa më parë rezultate për shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit

admin

Çmimi i taksive në kryeqytet e rajonit

admin

“Gjermania mund të mos përmbushë premtimet e saj ndaj NATO-s”

rezart morina