RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Këshilltarja e OKB-së dënon sulmin ndaj parlamentit të Libisë

keshilltarja-e-okb-se-denon-sulmin-ndaj-parlamentit-te-libise

Këshilltarja e posaçme e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Libinë, Stephanie Williams, ka dënuar sulmin në Dhomën e Përfaqësuesve (parlament) në Libinë lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Trazirat dhe aktet e vandalizmit si sulmi në selinë e Dhomës së Përfaqësuesve të premten vonë në Tobruk janë plotësisht të papranueshme”, shkroi Williams në twitter.

Ajo shtoi se është absolutisht jetike që të ruhet qetësia, të demonstrohet lidershipi i përgjegjshëm libian dhe të ushtrohet vetëpërmbajtja nga të gjithë.

Më tej, zyrtarja e OKB-së bëri thirrje për respektimin e “të drejtës së popullit për protesta paqësore”.

Të premten, protestuesit sulmuan ambientet e Dhomës së Përfaqësuesve me bazë në Tobruk dhe i vunë flakën mes protestave në disa qytete libiane që kërkonin shfuqizimin e organeve legjislative dhe ekzekutive, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më parë.

Libia është rrënuar nga trazira dhe ndarje që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Bisedimet e sponsorizuara nga OKB-ja ndërmjet rivalëve libianë për të rënë dakord mbi një kornizë kushtetuese për të mbajtur zgjedhjet e shumëpritura janë bllokuar.

Libianët ende presin që zgjedhjet të zhvillohen me shpresën se votimi do të kontribuojë në përfundimin e konfliktit të armatosur shumëvjeçar në vendin e pasur me naftë.

Related posts

Al Houthi: Vd’ekja e Nasrallahut, një sakrificë e madhe

RTI

Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitarja e parë intervistohet në seancë private

rezart morina

“Shtatë nga dhjetë evropianë mendojnë se vendi i tyre strehon shumë emigrantë”/ DW: Menaxhimi mbetet një çështje thelbësore për të ardhmen e Evropës

admin