Nëntë autoblinda të KFOR-it amerikan kanë arritur në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Kështu ka bërë të ditur Ekipi i Tëvë1, të cilët janë duke qëndruar në udhëkryqin e fshatit Banjskë, aty ku dje në orët e para të mëngjesit u sulmua Policia e Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë, një i plagosur dhe një tjetër i lënduar.
Gazetari, Arton Rama, orë më parë tha se pesë autoblinda të Policisë së Kosovës kanë hyrë në fshatin Banjskë.
“Ekipe të Policisë së Kosovës tashmë janë shtuar në pjesën e Zveçanit dhe të Leposaviqit, pesë autoblinda të Policisë së Kosovës janë parë para pak minutave duke hyrë në fshatin Bansjkë, aty ku ka ndodhur krimi ndaj policit të Kosovës”, tha ai në edicionin special në Tëvë1.
Gjithashtu, dhjetëra ekipe të shtuara kanë shkuar edhe në drejtim të Komunës së Leposaviqit.
“I gjithë kjo po ndodh që sipas informacioneve tona është duke vazhduar aksioni për kapjen e disa prej anëtarëve që besohet të ketë ikur”, raportoi Rama