RTV AHIRETI
Lajme

Koci: 42 të arratisurit në rastin e sulmit në Banjskë janë në “Red Notice” të INTERPOL-it

koci:-42-te-arratisurit-ne-rastin-e-sulmit-ne-banjske-jane-ne-“red-notice”-te-interpol-it

Pas përfundimit të seancës, Arianit Koci, avokati i familjes së policit të ndjerë Afrim Bunjaku, tha se ky është një gjykim kompleks me pasoja të rënda për vetë palët e dëmtuara.

Ai tha se kanë interes që sa më shpejt të kryhet ky proces.

“Jam përfaqësues i familjes së policit të ndjerë Afrim Bunjaku. Ne kemi interes që sa më shpejt të kryhet ky proces, për shkak se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por nuk guxojmë të bëjmë asnjë gabim procedural në mënyrë që Gjykata e Apelit mos ta kthen në rigjykim pra”, tha Koci.

Ai shtoi se sulmi që ka ndodhur në Banjskë, ka mundur të ketë pasoja të rënda për vetë rendin kushtetues të Kosovës.

“I kemi 42 persona që janë në arrati, lajmi i mirë është që janë në “Red Notice” të INTERPOL-it dhe asnjëri prej tyre nuk mund ta lëshoj Serbinë sepse mund të arrestohet menjëherë”, tha Koci.

Avokati tutje shtoi se mbrojtja e të akuzuarve i pati disa kërkesa rreth printimit të dokumenteve.

“Besoj që Prokuroria nuk ka bërë asnjë gabim në këtë rast. E ftoj Prokurorinë që sa më pak të deklarohet për këtë rast”, tha ai.

Sa i përket propozimit që të merret mendim nga Gjykata Supreme për gjykim në mungesë, Koci tha se presin që Supremja të jap një mendim pozitiv, por pavarësisht çfarëdo vendimi do ta respektojnë. /Telegrafi/

The post Koci: 42 të arratisurit në rastin e sulmit në Banjskë janë në “Red Notice” të INTERPOL-it first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ky person ka një histori të mrekullueshme!

rezart morina

Ministria alarmon UNESCO-n dhe BE-në për kontrabandimin e artefakteve të Novobërdës në Serbi

rezart morina

Arrin në 220 numri i avionëve me ndihma që EBA ka dërguar në Turqi dhe Siri

rezart morina