RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e trotinetëve elektronikë

komuna-e-prishtines-ndalon-perdorimin-e-trotineteve-elektronike

Trotineteve elektronikë iu është ndaluar qarkullimi në sheshet kryesore të kryeqytetit si dhe në hapësirat ku ka shumë këmbësorë.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka shkruar në Facebook se kjo masë është marrë deri në votimin e rregullores për trotinete elektronike.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar” shkroi Zogaj.

Related posts

Arrestohen një kosovar dhe një serb në Leposaviq, dyshohet se po kontrabandonin mallra

admin

Mbi 17 mijë persona humbën jetën nga dhuna me armë në SHBA nga fillimi i vitit

admin

Macron: Të vazhdojmë të ëndërrojmë si evropianë’

admin