RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetRajon dhe Botë

Kongresi amerikan miraton Rezolutë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, del me kërkesa ndaj Serbisë

kongresi-amerikan-miraton-rezolute-per-vrasjen-e-vellezerve-bytyqi,-del-me-kerkesa-ndaj-serbise

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan ka miratuar një Rezolutë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Kjo Rezolutë ishte dërguar aty më 29 korrik të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.
Click Here!Find Ligas Here!semp.net>

Në të, është kërkuar që përgjegjësit për vrasjen Yll, Agron e Mehmet Bytyqit të dalin para drejtësisë.

Gjithashtu është dënuar fakti që ende asnjë individ nuk është shpallur fajtor ndonjëherë për vrasjen e tyre, apo edhe për ndonjë krim tjetër që lidhet me vdekjen e tyre.

“Qeveria e Serbisë dhe ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë edhe Prokurorinë Serbe për Krimet e Luftës, duhet ta bëjnë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale sa më shpejt të jetë e mundur ndaj atyre zyrtarëve aktualë ose ish-zyrtarëve që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte”, thuhet në pikën 3 të Rezolutës.

“SHBA-ja duhet të ofrojë burime të mjaftueshme për të ndihmuar dhe për të monitoruar përpjekjet e Qeverisë së Serbisë dhe ministrive për të hetuar dhe ndjekur penalisht sa më shpejtë të jetë e mundur ata persona që besohet se janë të përfshirë në vdekjen e tyre, drejtpërdrejt apo tërthorazi”, thuhet në pikën 4 të Rezolutës.

Ndërkaq, në pikën e fundit thuhet se progresi dhe mungesa në zgjidhjen e këtij rasti, duhet të mbetet faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të raporteve ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë.
Rezoluta ka marrë 423 vota “pro”, 1 kundër.

Related posts

Petr Pavel nis mandatin si president i Çekisë

admin

Rreth 1700 foka gjenden të ngordhura në bregdetin rus – VIDEO

admin

SHBA njofton 85 milionë dollarë ndihmë për Turqinë e Sirinë – VIDEO

admin