RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Presim nga Franca mbështetjen e liberalizimit të vizave

konjufca:-presim-nga-franca-mbeshtetjen-e-liberalizimit-te-vizave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me ç’rast e ka uruar për marrjen e detyrës.

Kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Guérot për përkrahjen të cilën Franca ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Kryetari i Kuvendit tha se presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët. ​

Related posts

Telefonatë midis presidentit iranian dhe princit saudit të kurorës, diskutohet situata në Palestinë

rezart morina

Kurti takoi policët e aksionit kundër kontrabandës në veri: Qeveria e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar

admin

Rusia: Presidenti Erdoğan, një lider i kalibrit të ndryshëm

admin