A e dini se ajo që hani tek brokoli është në të vërtetë lulja e bimës? Dhe se falë tyre ne mund të luftojmë një sërë çrregullimesh në organizëm.
Në vjeshtë dhe në dimër, brokoli është padyshim protagonisti i tavolinës sonë, por ju duhet të dini se brokoli si dhe të gjitha lakrat e tjera janë miqtë më të mirë të shëndetit tonë dhe ketë shkenca e ka konfirmuar në mënyrë të përsëritur. Studimi më i fundit është kryer nga Universiteti i Lund, Suedi, tregon se brokoli përmban nivele të larta të sulfurafani, një kompleks që është i dobishëm për diabetin, sepse ai ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Vetë sulfurafani në vitet e fundit ka qenë protagonist i shumë hulumtimeve, të cilat kanë treguar veprimin e tij mbrojtës kundër kancerit.
Por brokoli, duke qenë i pasurar me minerale (të tilla si kalcium, kalium, hekur dhe fosfor), vitamina (veçanërisht C, B1 dhe B2) dhe fibra, mund të lavdërohet edhe më shumë. Ai mund të shërbejë si ilaç për probleme të frymëmarrjes, të astmës, për sëmundjet e rrugëve të sipërme frymëmarjes (shumica e sëmundjeve nga ë cilat vuajmë në stinën e dimrit), për kapsllëk, kundër dhimbjes së kokës, si dhe për parandalimin e sëmundjeve që lidhen me mungesën e vitaminave.
Brokoli gjithashtu përmban substanca që mund të jenë të efektshme në trajtimin e tiroides dhe në sajë të përmbajtjes antioksidantëvë mund të luftojë edhe in infeksionet bakteriale.
Brokoli mund të hahet në paqe edhe në qoftë se jeni duke ndjekur një dietë. Për të eliminuar erën e fortë dhe karakteristike që liron për shkak të përmbajtjes së lartë të komponimeve të squfurit ju mund të shtoni lëng limoni direkt në tenxhere, ose mund të vendoset një filxhan me pak uthull lart në kapak, aty ku del nga avulli.