RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kore e Jugut, rritet në 14 numri i viktimave nga reshjet intensive

kore-e-jugut,-rritet-ne-14-numri-i-viktimave-nga-reshjet-intensive

Është rritur në 14 numri i personave që kanë humbur jetën nga shirat intensivë që kanë përfshirë kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul dhe zonat përreth

Është rritur në 14 numri i personave që kanë humbur jetën nga shirat intensivë që kanë përfshirë kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul dhe zonat përreth, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e agjencisë “Yonhap” thuhet se për shkak të shirave të dendur që vazhdojnë që nga fillimi i javës, mijëra shtëpi në Seul kanë mbetur nën ujë.

Sipas të dhënave të Shtabit Qendror për Masat e Fatkeqësive dhe të Sigurisë (CDSCH), nga shirat intensivë kanë humbur jetën 14 persona prej të cilëve 8 në Seul, 4 në Gyeonggi dhe 2 në rajonin Gangwon.

CDSCH ka njoftuar se nuk ka asnjë lajm për fatin e 5 personave.

Për shkak të përmbytjeve në të gjithë vendin janë evakuuar 7.200 persona. /aa

Related posts

Putin dhe Erdoğan mund të takohen në Astana këtë javë

admin

Plagosen dy persona në Pejë

rezart morina

Përgjegjësinë nuk e mori askush/ Sulmet në Dagestan: Çfarë ndodhi dhe pse?

admin