RTV AHIRETI
Lajme

Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s’patën gatishmëri

krasniqi:-mundesia-per-shperndarjen-e-kuvendit-eshte-shteruar,-i-habitur-qe-partite-tjera-opozitare-s’paten-gatishmeri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka bërë të ditur se është ezauruar mundësia e shpërndarjes së Kuvendit.

Krasniqi tha se propozimi i PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka marrë mbështetjen e duhur.

“Sot më 29 maj ashtu siç e kam cekur si afat në letrën që u kam dërguar tre liderëve politik, duke ndjerë keqardhje ju njoftoj se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit tashmë është ezauruar. Thirrja e PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike në vend që të shpërndajmë Kuvendin nuk ka gjetur mbështetjen e mjaftueshme. Jam i habitur nga mosgatishmëria e partive opozitare për të mos ta bërë një gjë të tillë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se PDK javëve të fundit ka pasur një angazhim të shtuar për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme përmes shpërndarjes së Kuvendit me qëllim të vetëm për t’ia shkurtuar mandatin kësaj qeverie.

Krasniqi tha se angazhimi i tyre konkret dhe i sinqertë ka ardhur si rrjedhojë e stagnimit të shtetit tonë në të gjitha sferat.

The post Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s’patën gatishmëri first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Presidentja e KE-së: Me Ukrainën duhet të fillojnë negociatat e anëtarësimit në BE

RTI

Izraeli sulmon një xhami të improvizuar në Gaza, raportohet për 22 viktima! Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile: Goditja ndodhi në mes të namazit të drekës

admin

Gaza, vriten 10 njerëz, përfshirë katër fëmijë në sulmet izraelite

rezart morina