RTV AHIRETI
Lajme

Kurti gjatë takimeve në Paris flet për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë

kurti-gjate-takimeve-ne-paris-flet-per-mundesite-e-bashkepunimit-ne-fushen-e-energjise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Paris ka realizuar takime me me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S), Michael Deboudt, presidentin e Bordit, Jean Reveillon dhe anëtarin tjetër të Bordit, Bernard Miyet.

Gjatë takimit, aty u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, tregtisë, investimeve, akademisë përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit, dhe artit.

“Duke folur për raportet dhe partneritetin ndërmjet dy vendet, ndër të tjera në takim kryeministri veçoi bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me Francën në fushën e filmit dhe rezultat e deritanishme. Ai i falënderoi ata për mikpritjen, si dhe për punën e angazhimin e tyre në ndihmë dhe mbështetje të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Related posts

Flet serbi që mbështet Kurtin për situatën në veri

admin

OKB përgatitet për krizë humanitare në Niger

admin

Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për tekste mësimore për Luginën e Preshevës

rezart morina