Kryeministri i Kosovës në mbledhjen me kryetarët e Komunave tha se buxheti i komunave për vitin 2024 arrinë në 744 milonë euro.
Sipas Kurtit, për 3 vite mandat të qeverisjes së tij, buxheti vjetor i komunave është rritur për 185milionë euro.
“Buxheti i komunave per vitin 2024 arrinë në 744 milionë euro, gati gjysmën e buxhetit të disponueshëm qeveria ia ndanë komunave. Rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak, buxheti i vitit 2024 është për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin paraprak 2023, kurse nga fillimi i mandatit për 3 vite buxheti vjetor i komunave është rritur për 185 milionë euro më shumë. Granti i përgjitshëm për komuna për 2024 e kap shumën prej 284.7 milionë euro që njëherësh është granti me vlerën më të madhe ndonjëherë”, tha Kurti.
Derisa theksoi se komuna e Ferizajit dhe Gjakovës janë dy prej komunave me më së shumti projekte infrastrukturore të mbështetura nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.
“Komuna e Ferizajit dhe Gjakovës janë dy prej komunave me më së shumti projekte infrastrukturore të mbështetura nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, teksa komuna e Rahovecit, Obiliqit dhe Skenderajt janë renditur në top 3 komunat përfituese nga granti performancës komunale që ndahet nga Ministria e Pushtetit Lokal. Secila komunë këtë vit e ka të paktën për 40 për qind më të lartë buxhetin sesa para 3 viteve, këto janë shifra dhe të dhëna të cilat i dini të gjithë”, tha Kurti.
E që sipas tij, pavarësisht këtyre shifrave po dëgjohen akuza e kritika për mungesë të Komunave nga Qeveria e siç tha ai, asnjëra e as tjetra nuk qëndrojnë.
“Meqë jemi këtu në frymë të bashkëpunimit duhet që asnjëri nga ne të mos i kontribojmë keqinformimit të qytetarëve “, shtoi ndër tjerash Kurti.