Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Sipas një komunikate për media temë diskutimi kanë qenë raportet bilateralë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhëniet ekonomike e tema të tjera.
“Diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend”, thuhet në njoftim.
Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë.