RTV AHIRETI
Lajme

Lajçak për draftin e Asociacionit: S’do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim

lajcak-per-draftin-e-asociacionit:-s’do-te-propozoja-kurre-dicka-qe-nuk-do-ta-propozoja-per-vendin-tim

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se kurrë nuk do të propozonte diçka të cilën s’do t’ia propozonte as Sllovakisë.

Lajçak ka thënë se s’ka arsye për t’u frikësuar nga drafti evropian.

“Më pëlqen diskutimi i cili bazohet në fakte. Pra, është vërtet mirë të flasim për atë që është në dokument. Dhe ju e dini, disa vende të rëndësishme kërkuan nga Qeveria e Kosovës që ta dërgojë këtë draft për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është mënyra më e mire për të parë se sa ky dokument i plotëson kërkesat kushtetuese”, ka thënë Lajçak.

“Pra, ky është sigurisht, do të thoja, një propozim logjik për Qeverinë. Pra, nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga ky dokument, sepse siç thashë, ne do të bënim dhe unë personalisht nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim, ose që e di që nuk do të përmbushë standardet evropiane, vlerat evropiane dhe praktikat evropiane”, ka shtuar tutje sllovaku.

Lajçak ka folur edhe për historikun e drafteve që janë bërë publike e që janë prezantuar në Bruksel.

Sllovaku ka përmendur draftin e Ekipit Menaxhues, duke thënë se ai s’kishte qenë i pranueshëm as për palën kosovare e as për Bashkimin Evropian.

The post Lajçak për draftin e Asociacionit: S’do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Vdekja e ukrainases në autostradën “Arbën Xhaferi”, Prokuroria e Ferizajt jep detaje

admin

Sondazhet/ Mbyllet raundi i parë i votimeve në Francë, e djathta ekstreme renditet e para, Macron drejt humbjes

admin

Hovenier: Qeveria të jetë partnere e besueshme, të zbatohen të gjitha zotimet që janë bërë në dialog

admin