RTV AHIRETI
Lajme

Lajçak takon Bislimin, thotë se u pajtuan për hapat e ardhshëm

lajcak-takon-bislimin,-thote-se-u-pajtuan-per-hapat-e-ardhshem

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, raporton teve1.info

Përmes një cicërime në Twitter, Lajçak ka shkruar se Bislimin e ka takuar në kuadër të paraqitjes së nevojës për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte.

Sipas tij, me Bislimin u pajtuan edhe për hapat e ardhshëm.

“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë @BislimiBesnik për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.

Related posts

Britania përgatit vaksinën për pandeminë e ardhshme

admin

Irani e pranon se ka furnizuar Rusinë me dronë

admin

Vazhdojnë lëshimet e raketave nga Gaza

admin