Liderët e BE-së uruan Ukrainën dhe Moldavinë në Twitter për përzgjedhjen e tyre si kandidatë zyrtarë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“27 herë po!” kancelari gjerman, Olaf Scholz shkroi në një postim në Twitter duke iu referuar mbështetjes unanime të të gjitha vendeve të BE-së.
“Ky urim është për bashkëpunimin e mirë në familjen evropiane”, shtoi Scholz.
“Historia është bërë”, shkroi në Twitter kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
“Kjo konfirmon pozicionin e drejtë të Ukrainës në Evropë. Ata po luftojnë për liritë dhe vlerat mbi të cilat bazohet BE-ja”, shtoi Kallas.
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis e quajti vendimin një arritje historike. /atsh