RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron nuk tërhiqet nga reformat në pensione pavarësisht protestave në Francë

macron-nuk-terhiqet-nga-reformat-ne-pensione-pavaresisht-protestave-ne-france

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të vazhdojë me planet e tij për reformën në pensione, pavarësisht protestave masive që kanë zgjatur me javë të tëra në Francë.

“Njerëzit thellë-thellë e dinë se duhet të punojmë pak më gjatë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje t’i financojmë pensionet tona siç duhet”, tha ai të martën në Paris.

Plani i Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.

“Reformat nuk kanë alternativë”, shtoi ai, sepse “publiku as nuk dëshiron të paguajë kontribute më të larta dhe as të pranojë ulje të pensioneve”.

Për javë të tëra, Macron nuk ishte deklaruar publikisht për këtë çështje, e cila nxiti protesta masive në Francë. Sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e francezëve janë kundër planit. /euronews

Related posts

Liga Arabe: Pushtimi i tokave palestineze nga Izraeli është një fyerje për drejtësinë

rezart morina

Petkoviq: Serbia do të shqyrtojë dërgimin e forcave të saj në Kosovë

admin

Donald Trump: Hebrenjtë që votojnë demokratët e “urrejnë Izraelin” dhe besimin e tyre

admin