RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 60 të vdekur, e dhjetëra të lënduar nga përmbytjet në Sudan

mbi-60-te-vdekur,-e-dhjetera-te-lenduar-nga-permbytjet-ne-sudan

Përmbytjet e shpejta të shkaktuara nga shirat e dendur vazhduan të shkatërrojnë shtëpitë në të gjithë Sudanin, me numrin e të vdekurve që u rrit në 66 që nga fillimi i sezonit të shirave.

Në fillim të kësaj jave, autoritetet kishin thënë se të paktën 50 njerëz u vranë që nga fillimi i reshjeve në qershor.

Këshilli Kombëtar i Sudanit për Mbrojtjen Civile ka njoftuar se të paktën 28 ​​persona u raportuan se janë lënduar gjatë së njëjtës periudhë.

Rreth 24 mijë shtëpi dhe dhjetëra ndërtesa qeveritare janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar plotësisht.

Sudani ka qenë pa një Qeveri funksionale që kur grusht shteti ushtarak i tetorit e prishi tranzicionin e tij jetëshkurtër demokratik pas largimit në vitin 2019 të autokratit shumëvjeçar Omar al-Bashir në një kryengritje popullore.

Sipas Komisionit të Ndihmës Humanitare të drejtuar nga Qeveria, në përgjithësi, rreth 136 mijë njerëz janë prekur nga reshjet e dendura dhe përmbytjet në 12 nga 18 provincat e Sudanit.

Sezoni i shirave të Sudanit zakonisht fillon në qershor dhe zgjat deri në fund të shtatorit, me përmbytjet që arrijnë kulmin në gusht dhe shtator. /koha

Related posts

Presidenti Erdoğan ngushëllon kryeministrin pakistanez për të vdekurit në fatkeqësinë e anijes në Greqi

rezart morina

Putin dhe Assad takohen në Moskë

RTI

Blinken: Kosova dhe Serbia të rrisin koordinimin dhe transparencën me aleatët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë marrëveshjet

admin