Mbreti i Jordanisë, Abdullah II dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjen e Palestinës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga Oborri Mbretëror i Jordanisë, Mbreti Abdullah II, i cili vizitoi Arabinë Saudite për të kryer Umren, u takua me Princin e Kurorës Bin Salman në Xheda.
Mbreti Abdullah II dhe Princi i Kurorës, Bin Salman konfirmuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta dhe u shprehën se duan të zhvillojnë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat.
Në takim, ku u theksua rëndësia e mbajtjes së koordinimit të një rëndësie reciproke ndërmjet dy vendeve, u diskutua për situatën rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për çështjen palestineze dhe krizat në rajon.
Duke nënvizuar se palestinezët duhet të mbështeten për të arritur të drejtat e tyre legjitime, Mbreti Abdullah II i Jordanisë bëri thirrje për rifillimin e negociatave midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe intensifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të arritur një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në një zgjidhje me dy shtete.