Sinusiti është një inflamacion i mukozës së sinuseve paranazale, ku hunda dhe sinuset janë të pezmatuara, gjë e cila pengon nxjerrjen normale të mukusit.
Në këtë gjendje shtohet prodhimi i mukusit si dhe trashet mukoza që vesh këto kavitete. Shkaktarët më të shpeshtë të këtij pezmatimi janë viruset apo bakteret që infektojnë kavitetin e sinusit. Sinusiti shkakton dhimbje të mëdha që prekin pjesën qëndrore të kokës. Këto dhimbje ndikojnë në aktivitetin e përditshëm dhe ndryshojnë fortësinë e trye në varësi të fazës sinusite që ndodheni.
Shkaqet më të zakonshëm të sinusitit janë:
bakteret: Streptococcus pneumoniae, Haemophylus influenzae, Moraxella catarrhalis
viruset: rinoviruset, adenoviruset, viruset e influencës dhe parainfluencës, viruset syncytiale të frymëmarrjes
infeksionet fungale/myku: zakonisht tel pacientët me diabet dhe pacientët me mungesë të imunitetit
Ja një mënyrë natyrale që lehtëson dhimbjet dhe redukton mukusin e tepërt të mbledhur:
Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili dhe 1 litër ujë.
Përgatitja: Valoni për disa minuta ujin sëbashku me xhenxhefilin. Pasi të ketë valuar hidheni ujin në një legen. Vendoseni kokën para legenit dhe mbulojeni me peshqir. Thithni për disa minuta avullin që nxjerr uji i xhenxhefilit. Mund të bëni disa sekonda pushim. Përsëriteni këtë metodë çdo natë para gjumit./Health Digezt