RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë

minatoret-e-trepces-hyjne-ne-greve

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë të mërkurën. Kryetari i Sindikatës së ninatorëve, Ibrahim Januzi, ka bërë të ditur se greva ka nisur shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit qershor.

“Arsyeja pse kemi vendosur që të hyjmë në grevë është mosrealizimi i pagave për muajin qershor. Përveç kësaj kemi kërkuar përmirësim të kushteve të punës, siç është ajrimi i minierës si dhe shlyerjen e borxheve të punëtorëve në Trust”, ka thënë Januzi për KOHËN.

Ai ka theksuar se kanë pasur një takim me memnaxhkmentin e ndërmarrjes dhe se arsyetimi i tyre për mosekzekutim të pagave ka qenë mungesa e mjeteve.

“Ka ndodhur një dështim në menaxhimin e ndërmarrjes dhe punëtorët janë të vendosur të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave”, është shprehur Januzi.

Sipas tij menaxhmenti u ka premtuar se do të mundohen të bëjnë një zgjidhje brenda ditës, të mërkurën.

Januzi ka thënë se nëse kjo nuk ndodhë ata do të vazhdojnë me grevën.

Related posts

Gjermania vlerëson diplomacinë e Türkiyes për të ringjallur marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi

admin

Spiunim, hakerim dhe intimidim! Investigimi i The Guardian ekspozon ‘luftën’ 9-vjeçare të Izraelit kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale

admin

Serbia blen 12 aeroplanë “Rafale” nga Franca

admin6