RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Në muajin janar u boshatisën 38 ndërtesa palestineze në Bregun Perëndimor

netanyahu:-ne-muajin-janar-u-boshatisen-38-ndertesa-palestineze-ne-bregun-perendimor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se 38 ndërtesa që u përkasin palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar u boshatisën këtë muaj me arsyetimin se ishin “të palicensuara”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me strukturat që u përkasin palestinezëve, të boshatisura nga forcat izraelite.

Duke akuzuar palestinezët për “krijimin e vendbanimeve të paligjshme”, Netanyahu tha: “Forcat e sigurisë kanë evakuuar 38 struktura ilegale që u përkasin palestinezëve që nga fillimi i muajit”.

Deklarata e Netanyahu-t erdhi pas reagimit të disa ministrave ekstremistë të kabinetit për boshatisjen e një vendbanimi hebre.

Ministrat nga Partia e Sionizmit Fetar të udhëhequr nga Bezalel Smotrich nuk morën pjesë në mbledhjen e kabinetit të së dielës në përgjigje të boshatisjes së vendbanimit “Or Hayim” të ndërtuar nga kolonët hebrenj në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, në mbledhjen e kabinetit gjithashtu reagoi ndaj prishjes së vendbanimit hebre, duke kërkuar “të prishen më shumë shtëpi arabe”.

Prishja e shtëpive palestineze me arsyetimin se ato janë “të palicensuara”

Ndërsa Izraeli shkatërron shtëpitë dhe strukturat palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të cilat i pushtoi në vitin 1967, me arsyetimin se ato janë “të palicensuara”, përpjekjet e palestinezëve për të marrë leje shpesh dështojnë për shkak të praktikave penguese të autoriteteve izraelite.

Prishja e shtëpive palestineze bëhet në zonën “C” të Bregut Perëndimor të pushtuar, e cila kryesisht është nën kontrollin e autoriteteve izraelite.

Në kuadrin e “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar midis Palestinës dhe Izraelit në 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në zonat A, B dhe C.

Administrimi i “zonës A”, e cila mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor, iu transferua Palestinës në aspektin administrativ dhe të sigurisë, kontrolli adminstrativ i “zonës B” që mbulon 21 për qind iu transferua Palestinës dhe siguria e saj iu transferua Izraelit, ndërkaq, administrimi dhe siguria e “zonës C”, e cila mbulon 61 për qind të Bregut Perëndimor, iu lanë Izraelit.

Related posts

Xheda, qyteti port i Arabisë Saudite që ka ruajtur rëndësinë e saj gjatë historisë

admin

Serbët djegin veturën e Tëvë1 në Zubin Potok

rezart morina

SHBA dhe Arabia Saudite diskutojnë për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

admin