Kapsllëku është një simptomë, jo një sëmundje. Ndërsa shumica e shkaqeve janë të parrezikshme, ndonjëherë mund të jetë një shenjë paralajmëruese për sëmundjet më të dëmshme si hipotiroidizmi, diabeti, sëmundja e Parkinsonit, kanceri i zorrës së trashë dhe sëmundja inflamatore e zorrëve.
Ndërkohë, shumë njerëz shpenzojnë shumë para për të blerë ilaçe, për t’u çliruar nga kapsllëku.
Tashmë ju nuk keni më nevojë të harxhoni shumë para. Ne ju kemi sjellë disa mënyra si të shpëtoni nga kapsllëku.
Ujë
Kapsllëku ndodh për shkak të dehidrimit në zorrën e trashë. Sugjerohet të pini sa më shumë ujë edhe zorra juaj do të jetë më e rehatshme.
Kosi i frutave
Probiotikët, bakteret e dobishme që gjenden në kos, mund të lehtësojnë problemet e tretjes.
Shurupi i melasë së zezë
Melasa është e prodhuar nga shurupi i sheqerit. Shurupi përmban sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve, të cilat lehtësojnë kapsllëkun. Sugjerohet të konsumoni vetëm një lugë të melase së zezë, para se të shkoni në shtrat.
Farat e susamit
Nëse jeni duke vuajtur nga kapsllëku, ushqimit që hani i hidhni edhe pak fara susami. Ju mund të hani edhe fara kungulli, pasi ato përmbajnë fibra.
Banane
Ju duket e çuditshme apo jo? Gjithmonë keni dëgjuar se, banania shkakton kapsllëk. Është e vërtetë, por ato të papjekurat ama. Nëse doni të shpëtoni nga kapsllëku, sugjerohet të hani banane të pjekura mirë.
Kumbulla të thata, ose hoshafka
Hoshafkat, ose kumbullat e thata, kanë veti fantastike, ato e lehtësojnë kapsllëkun.
Stërvitja
Ju mund edhe të ushtroheni rreth 10-16 minuta në ditë. Kjo do të rrisë më shumë aktivitetin e sistemit të tretjes.