Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se nga Ukraina janë nisur edhe tri anije me flamur të Panamasë, Maltës dhe Turqisë që transportojnë misër
Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se nga Ukraina janë nisur edhe tri anije me flamur të Panamasë, Maltës dhe Turqisë që transportojnë misër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se nga porti i Odesës është nisur anija “Navistar” me flamur të Panamasë e ngarkuar me 33 mijë tonë misër dhe e cila do të shkojë nga Ukraina në Irlandë. Anija do të inspektohet nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit në veri të Stambollit.
Anija e dytë është nisur nga porti Chernomorsk me 13 mijë tonë misër për në Britani të Madhe. Po ashtu edhe lundrimi i anijes “Rojen” me flamur të Maltës po monitorohet nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit.
Anija ma flamur turk “Polarnet” që ndodhej në pritje në portin Chernomorsk të Ukrainës u nis për në rajonin turk Karasu. Anija është ngarkuar me 12 mijë tonë misër dhe para se të mbërrijë në Karasu do t’i nënshtrohet inspektimit nga ekipi i Qendrës së Përbashkët të Koordinimit në veri të Stambollit.
Bëhet e ditur se nga ekipi i Qendrës së Përbashkët të Koordinimit ka filluar inspektimi për anijen pa ngarkesë “Fulmar S” me flamur të Barbadosit e cila është ankoruar në veri të Stambollit për të shkuar drejt portit Chernomorsk për t’u ngarkuar me drithë. /aa
Navistar, Rojen and Polarnet ships leave the ports of Odessa and Chornomorske loaded with grain.#Ukraine #Odessa #Odesa pic.twitter.com/XFTHLNGeMc
— Pierre Davide Borrelli (@PierreDBorrelli) August 5, 2022