RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 354 e lu’ftës

nje-permbledhje-e-zhvillimeve-te-fundit-ne-pa’lestine,-dita-354-e-lu’ftes

Në Gaza, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se të paktën 50 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulme të ndryshme izraelite në enklavën e rrethuar gjatë periudhës së fundit të raportimit 24-orësh.

Nga Al Jazeera Arabisht raportojnë se një grua dhe pesë fëmijët e saj janë vrarë në një bombardim izraelit në një shtëpi në qytetin Hay al-Nasr, në verilindje të qytetit të Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

Forcat izraelite sulmuan kampin e refugjatëve Fawwar, në jug të Hebronit në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke bastisur një numër lagjesh dhe shtëpish, sipas agjencisë së lajmeve Wafa. Ushtria izraelite gjuajti plumba të vërtetë gjatë përleshjeve me grupet e rezistencës palestineze, duke plagosur katër burra dhe duke vrarë një prej tyre, sipas Wafa.

Ushtria izraelite ka nisë sulme të ashpra në pjesë të ndryshme të Libanit, duke vrarë 569 njerëz dhe duke plagosur 1,835 në një sulm dy-ditor, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Në këmbim, Hezbollahu ka lëshuar një breshëri raketash në bazat ajrore izraelite dhe ka sulmuar një objekt detar me drone, ndërsa liderët botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së (UNGA) bënë thirrje për de-përshkallëzimin.

Duke folur në OKB, Presidenti i SHBA Joe Biden bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike ndërsa Izraeli vazhdon të godasë Bejrutin, duke paralajmëruar kundër një “lufte në shkallë të plotë”.

Ministri i Jashtëm i Libanit tha se fjalimi i Biden ishte “jo i fortë, jo premtues”, duke shtuar se SHBA është i vetmi vend “që me të vërtetë mund të bëjë një ndryshim në Lindjen e Mesme”.

I dërguari i Izraelit në OKB, Danny Danon tha se vendi i tij është “mendjehapur” për idetë për de-përshkallëzimin e konfliktit, duke thënë se Izraeli preferon një “zgjidhje diplomatike”.

Related posts

Djegia e dyqanit të nënkryetares së Zveçanit, Kurti kritikon ndërkombëtarët për mosreagim

admin

Nëntë doganierë dhe një polic arrestohen në veri, dyshohen për keqpërpëdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion

admin

Temperaturat në rritje, IKShPK thirrje qytetarëve për kujdes nga rriqrat

RTI