Sipas Qendrës Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore, një tërmet me magnitudë 5,7 ka goditur rajonin Hindu Kush në Afganistan, transmeton Anadolu.
Tërmeti e kishte epiqendrën në një thellësi prej 79 kilometrash dhe ndodhi në orën 17:39 me kohën lokale.
Lëkundjet u ndien në kryeqytetin Kabul dhe në provincat fqinje.
Deri tani nuk ka raportime të menjëhershme për dëme materiale apo viktima.

