RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nuk kalon rezoluta e LDK-së për ngritjen e çmimeve

nuk-kalon-rezoluta-e-ldk-se-per-ngritjen-e-cmimeve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me ngritjen e çmimeve në Kosovë.

Me 24 vota për dhe 47 kundër, rezoluta nuk ka kaluar në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Rezoluta parashihte që të reduktohej akciza dhe norma e TVSH-së për derivate për tre muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre muaj të tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, dhe të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

Menjëherë pas dështimit që të votohej rezoluta, deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, duke e bojkotuar seancën.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka shtyrë seancën për të premten, në mungesë kuorumi.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur më herët në seancë tejet kritik për propozimet e opozitës për ulje të TVSH-së dhe akcizës.

Sipas Kurtit, “populli nuk jeton veç tre apo gjashtë muaj”.

“Këto propozime tregojnë gjithashtu se e keni të huaj vizionin dhe planifikimin. Nuk jeton populli veç tre muaj apo gjashtë muaj. Shumë shtete që kanë bërë ulje të TVSH-së apo akcizës, janë penduar kur ka kaluar ai afat. Është e nevojshme të ndihmohen shtresat e nevojshme, pa e dëmtuar buxhetin. 3+3 është shprehje e mungesës së idesë”, ka thënë Kurti.

Related posts

Grabitja e armatosur në Suharekë: 1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarve

admin

Deklarata për të Zhdukurit, Biserko skeptike se Serbia do t’i hapë arkivat e krimeve të luftës në Kosovë

rezart morina

Turqi – Aeroporti i Stambollit më i frekuentuari në Evropë

admin