RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Gati të hetojmë ngjarjen mbi vrasjen e të burgosurve ukrainas të luftës

okb:-gati-te-hetojme-ngjarjen-mbi-vrasjen-e-te-burgosurve-ukrainas-te-luftes

Kievi ka kërkuar që Moska të mbahet përgjegjëse për një sulm me raketa ndaj një burgu të mbikëqyrur nga Rusia në Ukrainën lindore, sulm gjatë të cilit u vranë disa dhjetëra të burgosur lufte, shtetas ukrainas.

Të shtunën qeveria ukrainase u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të hetojnë menjëherë rreth sulmit të së premtes.

Me rritjen e zemërimit ndërkombëtar mbi ngjarjen, Kombet e Bashkuara premtuan mbështetje për të ndihmuar me hetimet.

“Lidhur me tragjedinë në burgun në Olenivka, jemi gati të dërgojmë një grup ekspertësh të aftë për të kryer një hetim, me pëlqimin e palëve”, tha Farhan Haq, zëvendës zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nëpërmjet një deklarate të lëshuar të shtunën.

Ndërkohë Moska dhe Kievi vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën lidhur me sulmit me raketa. Deri tani pretendimet e palëve nuk kanë arritur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi për 40 të vrarë dhe 75 të plagosur, të cilën mbaheshin në një burg në Olenivka, pjesë e provincës Donetsk që kontrollohet nga separatistët rusë. Një zëdhënës i separatistëve tha se numri i të vdekurve ishte 53 dhe akuzoi Kievin se e kishte qëlluar godinën me raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA-të.

Forcat e armatosura të Ukrainës e hodhën poshtë këtë pretendim, duke akuzuar Moskën për goditje me artileri të burgut, me synimin për të fshehur keqtrajtimin e të burgosurve. Në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e cilësoi sulmin një krim lufte të qëllimshëm nga ana e Rusisë. Ai tha se ishin vrarë më shumë se 50 të burgosur lufte.

Z. Zelenskyy bëri thirrje për shpallje të Rusinë si një vend që financon terrorizmin. Të premten në mbrëmje sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ku i shprehu ngushëllimet e tij mbi vdekjen e mbi 50 të burgosurve ukrainas.

Sekretari Blinken ripohoi angazhimin e SHBA-ve për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për mizoritë e kryera kundër popullit të Ukrainës. Blinken-Kuleba përsëritën gjithashtu nevojën për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportin e drithit ukrainas. /voa

Related posts

Sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë, raportohet për të paktën pesë viktima

admin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Alarmet për bomba vijnë nga jashtë

admin

Avokati Stojkoviq bën homazhe te varri i Blerina Jasharit në Prekaz

admin