RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mbi 810 mijë palestinezë detyrohen të migrojnë nga Rafah për shkak të sulmeve izraelite

okb:-mbi-810-mije-palestineze-detyrohen-te-migrojne-nga-rafah-per-shkak-te-sulmeve-izraelite

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se në dy javët e fundit më shumë se 810 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës, që është objektivi i ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në deklaratën e saj në platformën e mediave sociale X dha informata rreth palestinezëve që u detyruan të migrojnë për shkak sulmeve izraelite.

Në deklaratë thuhet se nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza dhe se “Sa herë që familjet zhvendosen, jetët janë në rrezik serioz. Njerëzit janë të detyruar të lënë gjithçka pas në kërkim të sigurisë”.

“Më shumë se 810 mijë palestinezë u detyruan të migronin nga Rafah drejt pjesëve të tjera të Gazës në dy javët e fundit”, thuhet në deklaratën në të cilën u bë thirrje për armëpushim.

Në deklaratën e saj më 6 maj, ushtria izraelite paralajmëroi se disa lagje në lindje të Rafahut, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur me forcë, duhet të evakuohen.

Pas kësaj, më 7 maj, ushtria izraelite nisi sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës dhe njoftoi se ka pushtuar pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

Kabineti izraelit i sigurisë më 10 maj miratoi vendimin për “zgjerimin e zonës” të sulmeve tokësore në Rafah.

Related posts

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit

rezart morina

Dhjetra protestues iranianë rrezikojnë dënimin me vdekje thotë IHR

admin

Ush’tarët iz’raelitë publikuan imazhet duke keqtrajtuar një fëmijë pa’lestinez

admin6