RTV AHIRETI
Lajme

Osmani takohet me Ramën për t’i koordinuar qëndrimet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

osmani-takohet-me-ramen-per-t’i-koordinuar-qendrimet-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë margjinave të Samitit të NATO-s që po mbahet në Washington të Shteteve të Bashkuara.

Osmani tha se me Ramën u takuan për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që Kosova të jetë sa më parë anëtare e NATO-s.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkroi Osmani.

The post Osmani takohet me Ramën për t’i koordinuar qëndrimet për anëtarësimin e Kosovës në NATO first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rrëzohet avioni në Britani, ekuipazhet e emergjencës në vendngjarje! Zbardhen detaje nga aksidenti

admin

Reuters: Putin kërkon një armëpushim në Ukrainë

RTI

Mbështetja për Palestinën me kapelë me model shalqiri në “EURO 2024”

RTI