Me shumicë votash të koalicionit qeverisës në Parlamentin kroat u hodh poshtë propozimi i socialdemokratëve për legalizimin e të gjitha potencialeve të rrënjës së kanabisit, që do të legalizonte kultivimin e marijuanës për përdorim personal, transmeton Anadolu Agency (AA).
Socialdemokratët propozuan një ligj që, sipas tyre, do t’u sillte dobi degëve të ndryshme të ekonomisë dhe do të nxiste investimet në kohë krize.
Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ) në pushtet kundërshtoi miratimin e këtij ligji, duke theksuar se ai është një mbulesë për legalizimin e marijuanës, e cila do të çonte në zhvillimin e turizmit të drogës dhe se shëndeti, veçanërisht i të rinjve, është para interesit ekonomik.
Projektligji, i cili vjen nga socialdemokratët dhe mbështetet nga partitë politike të krahut të majtë, do të lejojë individët të kultivojnë deri në nëntë rrënjë marijuanë për përdorim personal ndërsa kultivimi i bimëve me përmbajtje të lartë THC do të mundësohej në kushte të veçanta dhe për fermat familjare.
Tregu i kanabisit llogaritet në më shumë se 13 miliardë dollarë në vit, me faktin se vetëm Gjermania do të përfitojë më shumë se 5 miliardë euro nga kjo industri, theksojnë socialdemokratët.