RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Patriarku rus bën thirrje për armëpushim në Ukrainë për Krishtlindjet ortodokse

patriarku-rus-ben-thirrje-per-armepushim-ne-ukraine-per-krishtlindjet-ortodokse

Udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse ka bërë thirrje për një armëpushim në Ukrainë me rastin e festës së Krishtlindjes, e cila festohet nga shumica e të krishterëve ortodoksë më 7 janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë, Kirill, Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë, u bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin shkatërrimtar me një apel për të ndaluar armët dhe për të vendosur një armëpushim për Krishtlindje, nga ora 12 pasdite më 6 janar deri në mesnatë të 7 janarit, në mënyrë që ortodoksët të mund të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve dhe në ditën e Krishtlindjes”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot nga Kisha Ortodokse Ruse.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas kanë thënë më parë se nuk kishte plane për një armëpushim gjatë Vitit të Ri apo muajve të dimrit.

Related posts

Politikat e brendshme dhe Lindja e Mesme dominuan debatin Walz-Vance! Dy rivalët nuk i përqendruan kritikat tek njëri-tjetri, por te shefat e tyre

admin

“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm”- Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

admin

Inspektorati dhe policia bëhen bashkë – vazhdon aksioni ndaj taksive ilegale në Prishtinë

rezart morina