Policia e Kosovës ka përfunduar kontrollet në pesë lokacionet në veri të vendit.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Pas sulmit në Banjskë, Policia e Kosovës sot ka zhvilluar kontrolle në pesë lokacione në tri komunat veriore të Kosovës, raporton teve1.info.
Bëhet e ditur se këto urdhër kontrolle, u zbatuan në koordinim me EULEX dhe KFOR.
Pronat nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, janë në mesin e objekteve që janë bastisur sot nga Policia e Kosovës, në kuadër të aksionit që u zhvillua në veri të vendit.