Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën pas përmbytjes së një anijeje me emigrantë të parregullt pranë ishullit grek Lesbos në Detin Egje, njoftoi Roja bregdetare greke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia shtetërore greke e lajmeve AMNA raportoi se në anije ndodheshin rreth 40 emigrantë të parregullt.
Më tej bëhet e ditur se jetën e kanë humbur 16 persona, duke zbuluar se viktimat janë gra të reja me origjinë afrikane. Janë shpëtuar nëntë emigrantë ndërsa vazhdon kërkimi për 15 të zhdukur. /aa
Greece: 15 dead and 90 missing in migrant boat disasters off Lesbos and Kythira pic.twitter.com/KukNN8O6Zh
— Evening Standard (@standardnews) October 6, 2022