RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytjet në Greqi, Rama: Solidaritet i megjithëzemërt, qytetarët shqiptarë t’i drejtohen ambasadës sonë

permbytjet-ne-greqi,-rama:-solidaritet-i-megjithezemert,-qytetaret-shqiptare-t’i-drejtohen-ambasades-sone

​Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me situatën në të cilën ndodhet aktualisht Greqia pasi përmbytjet e mëdha shkatërruese kanë përfshirë shumë rajone dhe kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shpreh keqardhje të madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore.

“Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë”, bën të ditur Rama.

Gjithashtu, Kryeministri u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës 0030-6347658183, në dispozicion të qytetarëve 24/7 dhe në adresën e email-it embassy.athens@mfa.gov.al.

Edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar sot për përmbytjet që kanë prekur disa rajone të Greqisë.

“Përmbytjet e mëdha dhe shkatërruese në disa rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Lutemi për jetët e humbura, familjet e tyre dhe shprehim solidaritetin tonë me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore”, shjruan Balla në një postim në rrjetet sociale. /atsh

Related posts

“Kjo është masakër”/ 70 persona të vrarë nga sulmi i një bande në Haiti

admin

Dokumentari për shënimin e 10-vjetorit të masakrës së Rabaa-s do të transmetohet në BAFTA

admin

Kryediplomati turk Fidan diskutoi për Gazën me homologun saudit

admin